
VIDEO/ Mungesa e tregut për prodhime bujqësore, fermerët protestë në Maliq! Tensione mes tyre dhe policisë
👁431480
Fermerët po protestojnë në Maliq, për shkak të mungesës së tregut për prodhimet e tyre bujqësore.
Ata janë grumbulluar së bashku me mjetet e tyre në rrugën hyrëse të fshatit Drithas.
Fermerët nga fshatrat e fushës së Korçës janë grumbulluar pasi thonë se po përballen me mungesën e tregut.
Për shkak të mungesës së subvencioneve sipas tyre prodhimi del me kosto më të lartë ndaj ata konkurrohen nga prodhimet që futen nga jashtë.
Fermerët thonë se i gjithë prodhimi i qepës, patates, misrit dhe grurit ka mbetur stok.
Mes tyre dhe policisë ka pasur tensione, ku në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se gjendja nuk është e qetë.
Top Channel
Burimi