
Video/ Hyri në mobilieri me thikë në dorë dhe grabiti me dhunë një automjet, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë
👁612
Një grabitje me dhunë ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri” ditën e djeshme në Tiranë.
Një 32-vjeçar ka hyrë në ambientet e një mobilierie dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti i cili ishte i parkuar në hyrje të mobilierisë.
Pasi e grabiti duke kërcënuar me thikë, ai u largua por automjeti u gjet i braktisur në rrugën “Babë Rexha” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në pranga ra I. L., 32 vjeç, banues në Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel
Burimi