VIDEO/ “Free Noizy”, Xhensila Myrtezaj i del në krah këngëtarit, bën thirrje për lirimin e tij! Paralajmërohet protestë!
Artisti i njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin e skenës si Noizy, është ende në pritje të ekstradimit të tij drejt Kosovës, kjo pasi dyshohet se ka dhunuar personazhin e njohur të TikTok, Medi Iseni.
Shumë artistë të njohur i kanë dalë në krah kolegut të tyre, të cilët kërkojnë sa më shpejtë lirimin e 37-vjeçarit.
Një prej tyre është edhe Xhensila Myrtezaj. Në një koncert të zhvilluar së fundmi, artistja bëri thirrje duke thënë: “Free Noizy”, teksa më pas këndoi dhe këngën që ka bërë pikërisht me të.
@kingzinjo03.a #noizy #viral #freenoizy ♬ original sound – 𝗔𝗟𝗣𝗛𝗔 𝗢𝗧𝗥 Kingzinjo03
Nga ana tjetër, në rrjet duket se fansat e këngëtarit kanë nisur thirrjet për protestë. “Ditën e hënë, ora 19:00, protestojmë para Ministrisë së Drejtësisë për Noizy. Jo ekstradimit të Noizyt në Kosovë”, shkruhej në njoftimin e bërë publik në rrjetet sociale.
Top Channel
Burimi