Vetëvrasja e Pal Trashajt përplas deputetët në Kuvend/ Bardhi: Kemi përgjegjësi të gjithë! Shalsi: Mos e përdor ngjarjen për të sulmuar paturpësisht! Braçe: Fokusi duhet të qëndrojë te ligji
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përplasur me deputetët Eduard Shalsi dhe Erion Braçe këtë të enjte në Kuvend.
Ai ka rikthyer në vëmendje rastin e vetëvrasjes së Pal Trashajt, i cili ishte viktimë e skemës së mikrokredive.
Bardhi: Janë duke vuajtur pasojat e abuzimeve me kreditë, unë ndjej keqardhje të madhe që banka ka qenë një temë e ndaluar për Kuvendi e Shqipërisë, arsyet i dimë të gjithë, e kalon raportimin sikur të mos ketë ndodhur gjë, ka kundërshtuar në kundërshtim me ligjin një kompani para se të merrte licensë ka përshtatur rregullat e bankës së Shqipërisë sipas interesave që sot po çojnë shqiptarët drejt vetëvrasjes se ne e dimë që për një familje të thjeshtë shqiptare t’i marrësh shtëpinë është sikur t’i kesh marrë gjithçka. Kemi pjekurinë e duhur së pari duke evidentuar përgjegjësitë ligjore të Guvernatorit të Shqipërisë, arsyet që kanë çuar Guvernatorin për të mos vepruar në kohë, për mashtrimet e mikrokredive, si i ka lincensuar dhe i ka monitoruar, pse nuk ka ndërhyrë për t’i bllokuar ë kohë, të gjitha këto guvernatori i bankës do të duhet të japë llogari në Kuvend. Ai u vetëvra në sytë e të gjithëve ne, kemi përgjegjësi të gjithë ne që kemi heshtur gjithë kësaj kohe, nuk flasim për një problem që e kanë 100% shqiptarë dhe nuk reagon askush, kishte 10 vite e kishte paguar të plotë kredinë.
Shalsi: Gjithë keqardhjen për abuzimin e fjalëve, unë personalisht kam dy ditë që nuk e bëj gjumin e qetë është një kambanë alarmi ajo që ka ndodhur para dyerve të SPAK, po më duhej ta pohoj nuk e bëj gjumin e qetë, janë shumë prej nesh që nuk e bëjnë gjumin e qetë nga ajo ngjarje por ama të përdorësh këtë ngjarje për të sulmuar paturpësisht institucionet e pavarura të cilët nga njëra anë kërkojnë si të merakosur, dezinformuar, unë po merrem shumë seriozisht me atë rast, po grumbulloj të dhëna për ngjarjen dramatike, nuk jam prokuror, por s ‘mund të them i kanë marrë shtëpinë kur nuk ia kanë marrë shtëpinë, s’mund të akuzoj siç bëni ju paturpësisht nga mëngjesi deri në darkë.
Bardhi: Ftova secilin të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë. Një qytetar është vetëvrarë për mosveprim të institucioneve. Unë nuk përbalta, por nuk m’i mbyll Gent Sejko sytë. Lexova çfarë Prokuroria e Tiranës ka thënë, që ‘vëren se Banka e Shqipërisë, guveranatori Gent Sejko nuk ka marrë asnjë hap konkret për të monitoruar blerjen e kredive dhe mënyrën e ekzekutimit të tyre, edhe pse kishte vite që këto problematika ishin denoncuar. Janë mijëra qytetarë që kanë rënë pre e abuzimeve dhe i vetmi autoritet i ngarkuar që mund të ndalte subjektet ishte banka qendrore dhe guvernatori Gent Sejko; Unë zgjedh të bëj avokatin e Pal Trashajt dhe çdo qytetari që është në hall si ai.
Braçe: Gjithkujt i ka dhembur në shpirt ajo që i ka ndodhur Pal Trashajt. Rasti i tij është specifik, ka marrë borxhe në institucione financiare dhe banka. Borxhi nuk shlyhet pa u paguar. Kushdo që merr një borxh duhet të shlyej detyrimin dhe ta paguajë.
Fokusi duhet të qëndrojë te ligji, nuk mund të jetë te interesat politike, apo te interesat e një grushti përmbaruesish bandit, që janë thelbi i këtij procesi që ka ndodhur edhe me zotin Pal Trashaj. Që nga data 31 janar 2023 Trashaj e ka pasur të shuar një kredi, për shkak se e ka shlyer. E gjithë pasuria e tij ka qenë e çliruar nga sekuestro konservative, jo marrje apo tjetërsim prone. Unë dhe asnjë anëtar tjetër i Komisionit të Financave nuk ka as gruan as fëmijët në Bankën e Shqipërisë.
Top Channel
Burimi