“Vendosi vulën, ke 600 euro vëlla”/ Kalonte qytetarët në Rinas kundrejt ryshfetit, arrestohet polici i shpallur në kërkim
Briken Tereziu, me detyrë polic kufitar në Aeroportin “Nënë Tereza” është vënë në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi ishte shpallur në kërkim që prej 4 qershorit.
Efektivi ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet në bashkëpunim me punonjës të tjerë, efektivë në Komisariatin e Policisë Kufitare në Rinas kalonin qytetarë me probleme drejt BE-së, kundrejt ryshfetit.
39- dyshohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Tereziu ishte pjesë e 9 policëve të Rinasit ndaj të cilëve Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit në burg pas disa muajsh hetime.
Si u zbardh skema?
Si fillim në pranga ka rënë Eneo Sulejmanaj, për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Pas sekuestrimit të celularit të tij, Prokuroria arriti të zbardhte të gjithë skemën ku ishin të impikuar punonjësit e Rinasit.
Nga bisedat e zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sitemin TIMS, rezulton ai se kontaktonte me Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas. Eneo Sulejmanaj ka në pronësi një Agjenci Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjenci për shitje biletash”.
Me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit, Eneo Sulejmanaj mban kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë Briken Tereziu të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensi, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim, duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që ata kanë.
Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbëim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.
Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë Briken Tereziu jep udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të Be-së.
Në dosjen e zbardhur nga TCH, ishin përgjimet sesi Eneo Sulejmanaj i dërgonte ‘klientët’ policit kufitar Briken Tereziu, bashkë me fotot e pasaportës dhe i tregonte problemin përkatës.
Top Channel
Burimi