Vendosën çadra dhe shezlongë pa leje, nën hetim 7 persona! Nuk ia hedhin paq as beach bar-et
Shtatë persona janë vënë nën hetim, pasi kishin vendosur çadra dhe shezlonge pa lejen përkatëse, duke zënë hapësirat publike.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë” në 3 plazhe, u evidentuan 4 raste të zënies së hapësirave publike me çadra dhe shezlongë dhe 4 raste të ndërtimeve pa leje të beach bar-eve.
Sekuestrohen 52 çadra dhe 106 shezlongë të vënë pa leje, ndërkohë që procedimi është për personat:
-A. Gj., pasi kishte vënë 32 shezlongë dhe 16 çadra, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit”;
-E. Sh., 32 vjeç, pasi kishte vënë 48 shezlongë dhe 24 çadra dhe kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;
-F. K., 46 vjeç, pasi kishte vënë 18 shezlongë dhe 8 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;
-F. D., 30 vjeç, pasi kishte vënë 8 shezglonë dhe 4 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;
-F. M., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;
-D. V., 55 vjeç, pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin e Kallmit;
-T. H., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit”.
Top Channel
Burimi