Vdekje tragjike për studenten britanike, bie nga ballkoni i një hoteli në Ibiza. U raportua si aksidentale, por dyshohet se…
Një studente e drejtësisë ka vdekur gjatë pushimeve në Ibiza pasi dyshohet se ra nga ballkoni i katit të gjashtë të hotelit të saj.
19-vjeçarja Emma Ramsay, vdiq në orët e para të së martës, 20 gusht, pasi u rrëzua në një hotel bregdetar në veriperëndim të ishullit spanjoll. Policia lokale po e trajton vdekjen e saj si një aksident, por hetimet janë duke u zhvilluar për shkakun e saktë të vdekjes së saj, raporton Guardian.
Studentja e Universitetit Strathclyde, ku studionte për drejtësi, kishte postuar imazhe të saj duke shijuar pushimet me miqtë në orët e para të vdekjes së saj.
Monica Lennon, deputete për Skocinë Qendrore, tha se vdekja e Emës kishte “tronditur të gjithë komunitetin”. Ministria e Punëve të Jashtme po i jep ndihmë familjes.
Emma është gruaja e dytë britanike që vdes pasi u rrëzua nga një hotel në katër ditë, pasi raportet nga e njëjta media thonë se të shtunën e kaluar, një 28-vjeçar ra nga dhoma e tij e hotelit në Majorca.
Pas vdekjes së turistëve britanikë që pushonin në Ishujt Balearik, konsullatat britanike në Majorca dhe Ibiza paralajmëruan pushuesit që të “qëndronin pranë miqve tuaj”, pasi Emma dhe 28-vjeçarja ishin vetëm në momentin e aksidentit.
Top Channel
Burimi