Vdekja tragjike e yllit të One Direction/ Akuzohen tre persona, një prej tyre shoqëronte këngëtarin në Argjentinë
Tre persona janë akuzuar në lidhje me vdekjen e Liam Payne, sipas asaj që kanë konfirmuar zyrtarët.
Të akuzuar janë një i afërm me Payne, një punonjës hoteli dhe një tregtar i dyshuar droge, njoftoi prokurori publik i Argjentinës në një deklaratë për mediat.
Liam vdiq pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë në hotelin që po qëndronte në Buenos Aires më 16 tetor.
Një mik i Liam ndau një deklaratë duke mohuar se ai ishte i afërmi i akuzuar i yllit të One Direction.
Të tre ata akuzohen për braktisje të viktimës, furnizim dhe lehtësim i lëndëve narkotike, konfirmohet në një deklaratë të prokurorit Andres Esteban Madrea.
Deklarata shtoi: “Liam Payne nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm ose po përjetonte një gjendje rënieje të dukshme ose humbje të vetëdijes në momentin e rënies”.
Ai shtoi se një nga të akuzuarit e shoqëronte artistin gjatë qëndrimit të tij në Argjentinë.
Një punonjës hoteli akuzohet gjithashtu se ka furnizuar Payne dy herë me kokainë ndërsa ai qëndronte në hotel, teksa i treti gjithashtu akuzohet se ka furnizuar këngëtarin me drogë dy herë gjatë qëndrimit të tij më 14 tetor, thuhet në deklaratë.
Top Channel
Burimi