Vatikani jep përditësimet e fundit rreth gjendjes shëndetësore të Papës: Po përparon dita ditës dhe është jashtë rrezikut për jetën

Vatikani jep përditësimet e fundit rreth gjendjes shëndetësore të Papës: Po përparon dita ditës dhe është jashtë rrezikut për jetën

Njëzet e katër ditë pasi Papa Françesku u shtrua në Spitalin Agostino Gemelli në Romë, sonte, sipas një deklarate të Vatikanit, mjekët e pranishëm janë në gjendje të vlerësojnë se përparimi i shëndetit të Papës është pozitiv dhe se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Progresi i ditëve të fundit ka vazhduar, siç tregohet nga analizat e gjakut dhe përgjigja pozitive e Papës ndaj mjekimeve.
Papa, megjithatë, duke pasur parasysh kompleksitetin e gjendjes për të cilën u shtrua në spital dhe infeksionin respirator, do të duhet të qëndrojë edhe për disa ditë në Poliklinikën Tzmeli.
Sot, Papa u lut në kishën pranë dhomës së tij dhe mori kungimin.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente