
Vatikani jep përditësimet e fundit mbi shëndetin e Papës: Gjendja e tij është e qëndrueshme, në mëngjes mori pjesë në lutje në kapelë
Vatikani ka dhënë përditësimin e fundit për shëndetin e Papa Françeskut.
Në përditësimin mjekësor të mbrëmjes së sotme, Vatikani raportoi se gjendja shëndetësore e Papës ka patur një “përmirësim të vogël dhe gradual”.
“Gjendja klinike e Atit të Shenjtë ditët e fundit ka qenë stabile dhe për rrjedhojë tregon një përgjigje të mirë ndaj trajtimeve, prandaj ka një përmirësim gradual dhe të vogël”, tha Vatikani.
Papa nuk ka patur temperaturë. Frymëmarrja e tij është përmirësuar. Analizat kimike dhe hematologjike të gjakut janë të qëndrueshme.
Mjekët, për të regjistruar këto përmirësime fillestare në ditët në vijim, me maturi po e mbajnë ende nën kujdes prognozën.
Mëngjesin e sotëm, pasi mori Eukaristinë e Shenjtë, Papa mori pjesë në lutje në kapelën e banesës së tij private, ndërsa pasdite pushoi dhe punoi”, përfundon përditësimi mjekësor i Vatikanit.
Top Channel
Burimi