Ushtria ukrainase shkatërron magazinën ruse, zyrtarët: Është përdorur për të lëshuar dronët e prodhuar nga Irani

Ushtria ukrainase shkatërron magazinën ruse, zyrtarët: Është përdorur për të lëshuar dronët e prodhuar nga Irani

Ukraina njoftoi se fotografitë satelitore tregojnë shkatërrimin e një magazine ruse të përdorur për të lëshuar dronët e prodhuar nga Irani dhe për të trajnuar kadetët.

Fotot, të postuara nga marina e Ukrainës, pasojnë raportet e një shpërthimi masiv pranë një aeroporti rus në rajonin jugor të Krasnodarit. Moska ende nuk ka komentuar mbi raportet, por tha se ka rrëzuar një numër dronësh në rajon gjatë natës.
Zyrtarët e marinës në Kiev deklaruan se një numër instruktorësh trajnimi dhe kadetësh që mësonin të përdornin dronët Shahed të prodhuar nga Irani u vranë nga sulmi, për të cilin ata thanë se ndodhi të premten mbrëma.

Në një postim për Telegram, zyrtarët e marinës në Kiev thanë se operacioni ishte planifikuar dhe kryer në partneritet me agjencitë e inteligjencës ukrainase.
Baza ishte e vendosur në Detin Azov përballë qytetit të okupuar ukrainas të Mariupolit, treguan të dhënat nga Planet Labs – kompania me qendër në SHBA që bëri fotot.
“Imazhet e reja satelitore konfirmojnë shkatërrimin natën e 21 qershorit të objekteve të magazinimit dhe përgatitjes Shahed-136/Geran-2, ndërtesave stërvitore, pikave të kontrollit dhe komunikimit të këtyre UAV-ve të vendosura në Territorin e Krasnodarit”, shkruan zyrtarët detarë në një postim në Facebook sipas BBC.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se pesë predha ishin shkatërruar nga mbrojtja ajrore, por mbeturinat nga përgjimet ranë në zonat bregdetare. Zyrtarët thanë se raketat ishin ATACMS të prodhuara nga SHBA, të cilat janë në gjendje të godasin thellë në territorin e kontrolluar nga Rusia.

Top Channel
Burimi