Ushtari koreano-verior kalon kufirin duke dezertuar drejt Jugut, thotë Seuli (fotot)

Ushtari koreano-verior kalon kufirin duke dezertuar drejt Jugut, thotë Seuli (fotot)

Ushtria koreano jugore tha sot se po heton por ‘nuk mund të konfirmojë’ motivimin apo qëllimet e një koreano-veriori që ka kaluar kufirin e militarizuar në lindje të gadishullit.

Agjencia shtetërore e lajmeve Yonhap tha se dezertuesi ishte një ushtar nga Korea e Veriut.
Ushtria tha se kishte kapur dezertorin “në zonën lindore të gadishullit dhe e kishte dorëzuar te autoritetet kompetente”, ndërsa mediat e Seulit thonin se mbante titull ‘rreshter stafi’.

“Autoritetet po hetojnë por nuk mund të konfirmojnë të gjitha detajet e procesit të dezertimit, apo motivimin e qëllimet e sakta të individit, tha ushtria, duke lënë të kuptohej se trembeshin në rast të një plani të qëllimtë spiunazhi.
Kjo për arsye se dezertimet nga Korea e Veriut konsiderohen shumë të vështira dhe ndodhin shumë rrallë.
Zyrtarët ushtarakë të Jugut nuk dhanë më shumë detaje por thanës se nuk kishin diktuar lëvizje të dyshimta të trupave të Veriut në kohën e zbulimit.
Ky raportohet se është dezertimi dytë në dy javë nga Korea e Veriut, teksa një tjetër koreano-verior kishte kaluar kufirin detar mes vendeve në Detin e verdhë më 8 gusht, shkruan The Guardian.
Numri dezertimeve të suksesshme nga Veriu raportohet se ka rënë ndjeshëm prej vitit 2020 kur një tjetër mbyllje e kufijve u realizua nga Veriut, si me Korenë e Jugut ashtu dhe me fqinjin tjetër, Kinën, me justifikimin e ‘mospërhapjes së epidemisë’.
Pas zbutjes së kufizimeve në 2023, numri dezertimeve u shtua përsëri dhe vitin e kaluar i kaloi 100.
Javën e kaluar operatorët turistikë të Veriut njoftuan se vendi hapet për turistët e huaj këtë dimër.

Ushtria tha se kishte kapur dezertorin “në zonën lindore të gadishullit dhe e kishte dorëzuar te autoritetet kompetente”

Top Channel
Burimi