Universiteti Europian i Tiranës merr licencën, hapen kurse të reja për profesionet e lira
Certifikimet afatshkurtra janë një tjetër mundësi që Universiteti Europian i Tiranës ofron për profesionet e lira.
Përveç diplomave profesionale, cikleve bachelor, master dhe doktoraturë, UET ka marrë licenca për zhvillimin e disa kurseve.
Kurse për tre gjuhë programimi, kursin për certifikimin e Ndërmjetësuesve të Pasurive të Paluajtshme, kursin në fushën e psikologjisë dhe atë për auditues energjitik.
Dekania e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, Prof. Asoc. Dr. Teuta Xhindi thotë se këto kurse iu mundësojnë profesionistëve të fushave jo vetëm përditësimin me njohuritë e fundit, por edhe fitimi i aftësive të reja teknike-praktike.
Universiteti Europian i Tiranës u përzgjodh nga Ministria e Drejtësisë për të zhvilluar kursin për certifikimin e Ndërmjetësit të Pasurive të Paluajtshme, ndjekja e të cilit është detyrim për ushtrimin e profesionit.
Dekania e Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Prof. Asoc. Dr. Juelda Lamçe thotë se për këtë kurs ka pasur një interes të shtuar nga ekspertët imobiliarë.
Në muajin korrik, UET diplomoi kursantët e parë ndërsa vijon zhvillimi i moduleve për certifikimin e kandidatëve të tjerë për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme.
Top Channel
Burimi