Ullinjtë mbesin pa vjelë/ Sipërfaqe të mëdha në Lushnjë të pashfrytëzuara prej mungesës së punëtorëve

Ullinjtë mbesin pa vjelë/ Sipërfaqe të mëdha në Lushnjë të pashfrytëzuara prej mungesës së punëtorëve

Vjelja e ullinjve po shkon drejt përfundimit, por në zonat koodrinore të Lushnjës ka ende sipërfaqe të mëdha pa vjelur, kjo për shkak të mungesë së fuqisë punëtore.

Largimi masiv ka bërë që të mbesin me shume moshat e treta.
Fshati Shegas i Lushnjës është një nga fshatrat që ka sipërfaqe të mëdha me ullishte, ndërsa kërkesa për punëtorë është e madhe.

Brigadës për të vjelë ullinj I është bashkuar edhe ky I moshuar I cili thotë se në pamundësi për të përballuar jetesën me pensionin që mer i është bashkuar punës.
Ajo që bie në sy është mungesa e të rinjve të cilët prej kohësh e kane braktisur bujqësinë në vendin e tyre duke u larguar jashtë vendit.

Top Channel
Burimi