U arrestua për abuzim me fondet e BE-së, mbahet sot seanca në GJKKO për Ilir Beqajn

U arrestua për abuzim me fondet e BE-së, mbahet sot seanca në GJKKO për Ilir Beqajn

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pritet të dalë sot pas gjyqtares Rudina Palloj, pak orë pasi prokurorja Elida Kaçkini kërkoi masë arrest me burg ndaj ish-funksionarit.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se seanca për verifikimin e kushteve të masës do të nisë në orën 09:30 në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë dhe ish-drejtor i Përgjthshëm i SPAK u arrestua për abuzim me fondet e Bashkimit Europian.

I prangosur për korrupsion dhe mos deklarim të të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant Gzonës, dhe të një automjeti, ish-funksionari Beqaj dyshohet se bashkëpunoi me koordinatorin e projektit Eusair Ermal Kurtulaj, (edhe ky nën arrest me burg), për prokurimet fiktive dhe në kundërshtim me kontratat e ndihmës së BE.
SPAK njofton se Ilir Beqaj ka investuar gati 21.411 euro dhe 4 milionë lekë, përmes blerjes së aseteve, dhe 34.783 euro i ka raportuar në formën e shpenzimeve, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat e tij në restorantin “Gzona”, prokurorja Elida Kackini thotë se ish-kreu i SPAK i ushtroi nëpërmjet Kurtulaj.

Top Channel
Burimi