Turizmi malor në modë! Gjithnjë në rritje numri i atyre që preferojnë malin dhe jo detin gjatë verës

Turizmi malor në modë! Gjithnjë në rritje numri i atyre që preferojnë malin dhe jo detin gjatë verës

Turizmi malor nga viti në vit po bëhet më shumë popullor.

Sidomos në këtë periudhë vere, që temperaturat kanë filluar të ngrihen dhe freskinë, turistët nuk e kërkojnë më vetëm në bregdet, por preferojnë dhe zonat malore.
 “Shumë turistë të huaj vijnë vetëm për turizmin malor në Shqipëri. Pikat kryesore të turizmit malor momentalisht janë Thethi dhe Valbona dhe lumi Shalës dhe mund të kalojnë rreth 7-8 ditë aty”, tha Xhimi Lama”, kryetar i operatorëve turistik.

Ndërsa Tirana po kthehet në një destinacion për turet ditore, ku të huajt preferojnë  të vizitojnë rrethinat e kryeqytetit.
 “Më e spikatur është Bovilla dhe mali i Dajtit dhe ujvara e Shëngjergjit. Kemi dhe shpellën e Pëllumbasit dhe kalaja e Petrelës që janë turet ditore më të frekuentuara në rrethinat e Tiranës”, tha Xhimi Lama.
Sa i përket shifrave të turistëve, ky vit po ecën me ritme të mira ndërsa lind nevoja  për një mirëorganizim të strukturave turistike.
 “Nuk ka më gjerman ose italian ose anglez tani janë nga e gjithë europa dhe e gjithë bota. Shqipëria është hapur dhe turistët po e bëjnë Shqipërinë gjithnjë e më tepër një destinacion turistik. Bumi është mbi 30% më shumë se sa viti i kaluar. Por tani me flukset duhet të jemi më të përgatitur, duhen më shume guida, më shumë transport turistik dhe duhet sa më shumë përkushtim dhe pastërti”, u shpreh kryetari i operatorëve turistik.
Dëshira për të parë një vend të ri, tashmë mjaft të reklamuar edhe në mediat e huaja, është ajo çka i sjell turistët në vendin tonë, kombinuar kjo edhe me çmimet që janë më të lira se sa në destinacionet e tjera europiane.

Top Channel
Burimi