“Trump u manipulua nga Putin”, rrëfehet ish-këshilltari i SHBA-së: Nuk pranonte të dëgjonte komente negative për liderin rus
Vladimir Putin shfrytëzoi egon dhe pasiguritë e Donald Trump për të ushtruar një kontroll thuajse magjepsës mbi ish-presidentin e SHBA-së, i cili refuzoi të dëgjonte ndonjë vlerësim negativ të liderit rus nga stafi i tij dhe në fund shkarkoi këshilltarin për sigurinë kombëtare, HR. McMaster.
Vlerësimi i besnikërisë së Trump ndaj Putinit vjen në librin e McMaster-it, “At War With Ourselves: My Tour of Duty in the Trump House White”, që do të botohet në treg më 27 gusht, teksa “The Guardian” zbulon disa detaje pas një kopjeje të siguruar.
“Pas më shumë se një viti në këtë punë, nuk mund ta kuptoj qëndrimin e Putinit ndaj Trumpit”, tregon McMaster duke thënë në kujtimet që mbulojnë 457 ditët e trazuara në krye të detyrës.
Gjenerali tani në pension shërbeu si këshilltar për sigurinë kombëtare nga shkurti 2017 derisa u shkarkua efektivisht nga një postim në Twitter në prill të 2018-ës.
“Putini, një ish-operator i pamëshirshëm i KGB-së, luajti me egon dhe pasiguritë e Trump me lajka”, shkruan McMaster.
“Putin e kishte përshkruar Trumpin si një person shumë të shquar, të talentuar, pa asnjë dyshim dhe Trump kishte zbuluar cenueshmërinë e tij ndaj kësaj qasjeje, afinitetin e tij për njerëzit e fortë dhe besimin e tij se vetëm ai mund të krijonte një marrëdhënie të mirë me Putinin.
Ashtu si paraardhësit e tij George W Bush dhe Barack Obama, Trump ishte tepër i sigurt në aftësinë e tij për të përmirësuar marrëdhëniet me diktatorin në Kremlin. Fakti që shumica e ekspertëve të politikës së jashtme në Uashington u ankuan për një qasje të ashpër ndaj Kremlinit, dukej se vetëm e shtyu presidentin drejt qasjes së kundërt”, thotë McMaster.
Top Channel
Burimi