
Tragjike! U gjet pa jetë bashkë me të shoqen në banesë, zbulohen detajet e vdekjes së aktorit të njohur
Pas pothuajse 10 ditësh hetuesit kanë zbuluar shkaqet e vdekjes së aktorit, Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa.
Hackman, 95 vjeç dhe Arakawa, 65 vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico, më 26 shkurt.
Autoritetet lokale zbuluan rezultatet e autopsisë sot. Arakawa vdiq nga sindroma pulmonare hantavirus, një sëmundje e rëndë e mushkërive, sipas Heather Jarrell, kryehetuesja mjekësore.
Ndërsa, Hackman vdiq nga sëmundja kardiake hipertensionale dhe aterosklerotike, me sëmundjen e Alzheimerit si një faktor të rëndësishëm kontribuues në kolapsin e shëndetit të aktorit.
Jarrell tha se nuk kishte asnjë mënyrë për të përcaktuar një kohë specifike të vdekjes. Megjithatë, tha ajo bazuar në faktorë të tjerë të rastit, ishte e arsyeshme të konkludohej se Arakawa vdiq më 11 shkurt dhe Hackman shtatë ditë më vonë, më 18 shkurt.
Top Channel
Burimi