Tobago dështon në ‘pengesën e fundit’ të tentativës për pavarësi nga Trinidadi (fotot)
Një tentativë e fundit e ishullit piktoresk të Karaibeve, Tobago për më shumë pavarësi, ka dështuar dje në atë që politikanët vendas quanin pengesë e papritur në betejën e disa dekadave për më shumë autonomi politike dhe ekonomike.
Ishulli është një nga destinacionet kryesore turistike në Karaibe ne oqeanin Atlantik, dhe pjesë e shtetit dy-ishullor Trinidad e Tobago, ekonomia e të cilit bazohet te turizmi dhe nxjerrja e naftës e gazit, shkruan rrjeti The Guardian.
Dy ishujt kanë një qeveri qendrore por Tobago, megjithëse ka parlamentin e saj, kërkon më shumë vetëvendosje për buxhetin kombëtar deh autonomi për të kaluar ligjet e veta.
Pas disa vitesh tentativa, dje ligji u soll më në fund për miratim por u hodh poshtë nga opozita, që i quante amendamentet “të pakuptimta e të parëndësishme”.
Kreu opozitar Agustine D. tha në rrjetin Facebook: “Ne po rikthehemi te këto ligje të parëndësishme duke mos trajtuar çështje si përcaktimi i kufijve të Tobagos dhe barazia mes dy ishujve”.
Kryeministri i Trinidad e Tobago, Keith Rowley, tha se ishte i shokuar nga vota e opozitës, që vinte pas disa vitesh konsultime.
“Ligji dështoi por me të Tobago mund të kishte legjislaturën e saj, më pas do të nevojitej vetëm miratimi i presidentit, që është ajo që bën dhe mbreti në Britani, vetëm një formalitet”, shkruan The Guardian.
Tobago, megjithëse ka parlamentin e saj, kërkon më shumë vetëvendosje për buxhetin kombëtar
Top Channel
Burimi