Tjetërsuan 448 mijë metër katrorë tokë shtetërore në Spitallë, Apeli lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pronave në Durrës
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka regjistruar procedimin penal nr. 420/2023, për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i K.Penal, “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale“, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal,“Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 e 25 të K.Penal, si dhe “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” e parashikuar nga neni 287/b e 25 të K.Penal.
Nga kryerja e veprimeve hetimore në dinamikë, dyshohet se si pasojë veprimeve të kundërligjshme, janë tjetërsuar disa sipërfaqe të konsiderueshme të pasurise së paluajtshme në pronësi të shtetit, në zonën e Spitallës Durrës, në total rreth 448.000 (katërqind e dyzet e tetë mijë) m2 tokë.
Prokuroria ka urdheruar që në regjistrin e njoftimit të veprave penale të shënohen emrat e personave nën hetim dhe konkretisht shtetasve;
K, L.Xh, D.T dhe K.K, të dyshuar për veprat penale të Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale“, parashikuar nga nenet 143/2 e 25 si dhe 287/2 gërma “a” të K.Penal.
Xh, O.Xh, K. Xh, E.T, K. T, Sh. T, Sh. V dhe B.B, të dyshuar për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” e parashikuar nga neni 287/b e 25 të K.Penal.
N, i dyshuar për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287/2 gërma “a” të K.Penal.
K, A.K, dhe M.Z, të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal
Me vendimin nr. 153/6, datë 11.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridksionit të Përgjithshëm Durrës janë caktuar dhe masat përkatëse të sigurimit për personat nën hetim.
Në vijim, të veprimeve proceduriale, Prokuroria referuar nenit 274 e vijues të K.Pr.Penale i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me kërkesën me objekt:
-Vendosjen e masës së sigurimit sekuestro preventive, mbi pasuritë e paluajtshme përkatësisht:
1.Pasuria nr…, ZK 8517, arë, me sip. 20.000 m2;
2.Pasuria nr. …, ZK 8517, arë, me sip. 16.000 m2;
3.Pasuria nr…, ZK 8517, arë, me sip. 12.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 24.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 16.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 16.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 13.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 12.000 m2 + 57.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 16.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 47.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 28.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 19.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 19.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 17.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 16.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 15.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 20.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 15.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 25.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 25.000 m2.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin datë 11.04.2024, ka vendosur:
-Pranimin e kërkesës së Prokurorisë.
-Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme përkatësisht:
1.Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 20.000 m2;
2.Pasuria nr. ……, ZK 8517, arë, me sip. 16.000 m2;
3.Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 12.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 24.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 16.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 16.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 13.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 12.000 m2 + 57.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 16.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 47.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 28.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 19.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 19.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 17.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 16.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 15.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 20.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 15.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 25.000 m2;
Pasuria nr……., ZK 8517, arë, me sip. 25.000 m2.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga shtetasi me iniciale Gj. B, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit duke vendosur mospranimin e kërkesës për vendosjen e sekuestros preventive ndaj:
Pasurisë ne…., ZK 8517, arë, me sip. 19.000 m2;
Pasurisë ne…., ZK 8517, arë, me sip. 17.000 m2;
Pasurisë ne…., ZK 8517, arë, me sip. 25.000 m2, për pjesën që i takon shtetasit me iniciale Gj. B.
Si dhe mbi bazën e ankimit të bërë nga shoqëria “D…” sh.a, e cila kërkoi:
-Ndryshimin pjesërisht të vendimit, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e sekuestros mbi pasuritë të cilat janë pronësi të kësaj shoqëre dhe “Heqjen e sekuestros preventive” mbi:
– Pasurinë nr …….., ZK 8517, arë, sip. 20.000 m2;
– Pasurinë nr …….., ZK 8517, arë, sip. 16.000 m2;
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 26.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fatri Islamaj , vendosi:
-Miratimin e vendimit datë 11.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Top Channel
Burimi