
Tensione në këshillin bashkiak të Elbasanit për rritjen e çmimit të ujit, qytetari godet me dosje një prej këshilltarëve
👁3881
Mbledhja e radhës e këshillit bashkiak të Elbasanit është shoqëruar sërish me debate dhe tensione mes këshilltarëve dhe qytetarëve për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
Disa përfaqësues të opozitës thirrën një protestë qytetare për të kundërshtuar rritjen e çmimit të ujit. Më tej qytetarët ju bashkuan mbledhjes së këshillit duke kërkuar anulimin e këtij vendimi. Madje në tension e sipër një qytetar godet me dosjet e letrave një prej këshilltarëve.
Aktualisht konsumatorët familjarë paguajnë për ujin e pijshëm 40 L/m3. Ndërmarrja e Ujësjellësit ka kërkuar çmim të unifikuar për 6 bashkitë e qarkut Elbasan 60 L/m3
Top Channel
Burimi