Temperatura ferri! Në fundjavë temperaturat do të shkojnë deri në 43 gradë nën hije

Temperatura ferri! Në fundjavë temperaturat do të shkojnë deri në 43 gradë nën hije

Në një raport të veçantë, Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së i cilësoi 12 muaj e fundit si periudhën më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në 1940.

Duke folur për këtë raport sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterrez u shpreh se kemi nevojë urgjente për daljen nga autostrada drejt ferrit klimatik.
Vala e fundit e të nxehtit me origjinë afrikane që ka përfshirë vendin tonë pritet që ta ngrejë zhivën e termometrit këtë javë deri në 43 gradë Celcius.

“Grupmoshat më problematike gjatë verës janë nga 0-4 vjeç dhe pacientët mbi 70 vjeç. Vëmë re që në këto ditë të nxehta na shtohen edhe pacientët e moshave 20, 30, 40 vjeç, që kanë problematika akute. Ankohen për të vjella, diarre, dhimbje koke, dhimbje fyti apo kollë”, shprehet mjekja e përgjithshme, Marina Gjana.
Rekomandojmë hidratim me ujë kryesisht, jo me lëngje me ngjyrues dhe sheqer, të vishemi me ngjyra të hapura, të pambukta dhe lino, të shmangen lëvizjet në pikun e diellit nga ora 11 deri në orën 17. Të konsumojmë sa më shumë perime, fruta, supë, dhe shmangie të produkteve hiperkalorike dhe hiperproteinike si mishi, brumrat, ëmbëlsirat. Sa më pak ose mundësisht shmangie të kafesë, alkoolit dhe duhanit.

Top Channel
Burimi