![Të shtëna në një shkollë në Bosnje e Hercegovinë, tre të vrarë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/te-shtena-ne-nje-shkolle-ne-bosnje-e-hercegovine-tre-te-vrare_66c5fdf076764.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Të shtëna në një shkollë në Bosnje e Hercegovinë, tre të vrarë
👁1246
Një person i armatosur vrau tre persona dhe plagosi rëndë një tjetër në një gjimnaz në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës.
Sulmuesi qëlloi tre punonjës të shkollës me një pushkë automatike.
Në mesin e të vrarëve është edhe drejtori i shkollës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë policia në kantonin Una-Sana.
Sipas policisë, sulmuesi tentoi të bënte vetëvrasje, por u plagos rëndë dhe u transferua në Qendrën Klnike Universitare në Banja Llukë.
I dyshuari është punëtor i një shkolle të mesme në Sanski Most./REL
Top Channel
Burimi