
Tarifat e Trump, rënie në tregjet e aksioneve, shkak frika e luftës tregtare dhe recesionit
Tregjet globale të aksioneve nuk po frenojnë dot rënien mes frikës se një luftë e gjerë tregtare mund të dëmtojë rritjen ekonomike të SHBA dhe të rezultojë në një recesion, edhe pse Shtëpia e Bardhë mohon pretendimet e zërave kritike, të cilët thonë se politikat tregtare të Donald Trump po mbjellin kaos.
Indeksi S&P 500 ra me 2.7%, Dow Jones me 2%, dhe Nasdaq i teknologjisë me 4% pasi investitorët shitën aksione të kompanive që njihen si “Shtatë të mëdhatë”- Alphabet, Amazon, Apple, Microsoft, Meta, Nvidia dhe Tesla.
Aksionet e Tesla patën ditën e tyre më të keqe që nga shtatori 2020, duke pësuar një rënie me 15%, shkruan The Guardian.
Mëngjesin e sotëm, duke ndjekur trendin e Wall Street-t, pikiata u ndje dhe në Azi, ku indekset e Japonisë dhe Tajvanit shënua rënie me rreth 3%, duke arritur nivelin e tyre më të ulët që nga shtatori. Tarifat e Trumpit ndaj importeve nga Kina, Meksika dhe Kanadaja duket se janë të destinuara të kenë sipas mjaft ekonomistëve, edhe efektin e kundërt, pasi ato përbëjnë një të tretën e mallrave dhe shërbimeve të importuara ose të blera nga Shtetet e Bashkuara. Importet nga Meksika dhe Kanadaja përbëjnë rreth 3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa eksportet amerikane përbëjnë rreth 2.5% të PBB-së amerikane.
Brad Setser nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë mendon se vendosja e një tarife prej 25 për qind për Meksikën dhe Kanadanë përbën një “rritje të taksave për importet nga ato vende” dhe “do të ketë një ndikim të menjëhershëm dhe negativ në ekonominë e Sheteteve të Bashkuara të Amërikës.
Trump sakaq vazhdon të mendojë se ndikimi mund të jetë fare i vogël, ndërsa thekson se : “Ne do ta bëjmë Amerikën të madhërishme përsëri, dhe për këtë ia vlen të paguash çdo çmim”.
Top Channel
Burimi