Sulmohet me armë lokali i shqiptarëve në Bruksel, qëllohet me kallashnikovë drejt klientëve! Dy viktima dhe tre të plagosur
Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një kafene në pronësi të shqiptarëve në Saint-Gilles, Bruksel.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ndërsa ngjarja dyshohet se ka lidhje me pazaret e drogës.
Autorët e të shtënave mësohet se kanë qëlluar me kallashnikovë drejt klientëve që ndodheshin në tarracën e kafenesë. Dy persona u vranë dhe tre u plagosën. Njëri nga të plagosurit ka plagë të lehta, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë.
Mediat vendase shkruajnë se autorët ishin skuter gjatë sulmit dhe më pas u arratisën. Hetimet do të zbulojnë nëse autorët kishin shënjestër kafenenë, apo klientët.
Dy personat e vrarë, një grua dhe një burrë dyshohet se ishin viktima aksidentale. Ka mundësi që në shënjestër të kenë qenë pronarët shqiptarë të kafenesë, shkruajnë mediat vendase.
Top Channel
Burimi