
Sulmi me 21 të vdekur dhe 43 të plagosur, reagon Zelensky: Akt çnjerëzor! Qëllimet e Rusisë nuk kanë ndryshuar
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dënuar sulmin me raketa ruse mbrëmjen e djeshme në Dobropillia.
Autoritetet lokale thonë se sulmi vrau 21 persona dhe plagosi 43 të tjerë.
Zelensky tha se dy raketa goditën fillimisht qytetin përpara se Rusia të niste një sulm tjetër “që synonte shpëtimtarët” pasi shërbimet kishin mbërritur në vendngjarje.
Presidenti i Ukrainës e quajti këtë një “taktikë të ndyrë dhe çnjerëzore për frikësim, të cilës rusët shpesh i drejtohen”.
“Sulmet e tilla tregojnë se qëllimet e Rusisë janë të pandryshuara. Prandaj, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën, për të forcuar mbrojtjen tonë ajrore dhe për të forcuar sanksionet kundër Rusisë. Gjithçka që e ndihmon Putinin të financojë luftën duhet të prishet”, thotë ai.
Top Channel
Burimi