Sulmet izraelite në Siri, reagon Blinken: Po sigurohen që armët të mos bien në duart e gabuara
👁3729
Bisedimet rreth sulmeve të ushtrisë izraelite në Siri vijojnë pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.
Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dha opinionin e tij ndaj veprimeve të ushtrisë izraelite në Siri.
“Është shumë e rëndësishme që të përpiqemi të mos nxisim një konflikt të ri. Izraelitët kanë qenë të qartë për atë që po bëjnë dhe pse po e bëjnë.
Ata po sigurohen që armët dhe pajisjet ushtarake që janë braktisur nga ushtria siriane, të mos bien në duar të gabuara, terroristëve apo ekstremistëve”, tha Blinken.
Kujtojmë se Izraeli dërgoi trupa në “zonën neutrale” mes Izraelit dhe Sirisë dhe goditi bazat ajrore siriane, portet dhe rezerva armësh në të gjithë vendin.
Top Channel
Burimi