Sudanezët e zhvendosur, ndërtojnë shtëpi të reja balte teksa konflikti brutal vazhdon (fotot)

Sudanezët e zhvendosur, ndërtojnë shtëpi të reja balte teksa konflikti brutal vazhdon (fotot)

Konflikti mizor civil në Sudan nuk duket se ka shpresa shuarje së shpejti teksa të zhvendosurit në veri të vendit shiheshin të ndërtonin shtëpi me mënyrën tradicionale të tullave të baltës e gjetheve të palmës.

I zhvendosur nga kryeqyteti Kartum, ku është përqendruar konflikti mes forcave qeveritare dhe një ushtrie rebele që kërkon  kontrollin, Mohamed Abd Elhamied , thotë se shpreson që një ditë të mund të kthehet në qytetin e tij, por ndërkohë ka vendosur të ndërtojë një strehë në një tokë që zotëron.
“Kam nisur të ndërtoj me materiale të thjeshta të këtushme, si baltë e tulla. Muret i kam ndërtuar por çatia mbetet problem. Ngadalë-ngadalë do ta ndërtoj dhe atë e do të vendosemi në shtëpinë e re”.

Në konfliktin e nisur papritur në maj, janë vrarë më shumë se 100 000 njerëz ndërsa miliona të tjerë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.
Forcat rebele RSF, të pajisura e financuara mirë, kontrollojnë kryeqytetin Khartoum, shtetin qendror Al-Jazira, dhe pjesën më të madhe të rajonit perëndimor Darfur.
Disa negojcata të ndërmjetësuara nga fuqitë e mëdha nuk kanë dhënë shpresë për rezultate.
Edhe Sofiane Sanda, gjithashtu sudanez i zhvendosur nga Khartoum thotë se aktualisht po përdorim materiale të thjeshta ndërtimi prej luftës që ka shpërthyer.
“Po përdorim këto materiale specifike që i marrin nga tregu lokal, nuk janë të importuara. Kjo është mënyrë ndërtimi që e kemi trashëguar nga paraardhësit”, thotë ai për rrjetin AFP.
Ai shton më tej për konfliktin: “Askush nuk i kupton arsyet përse nisi konflikti, arsyet janë kaq të dobëta dhe jashtë logjike sa konflikti duket se është krijuar qëllimisht. Njerëzit e thjeshtë nuk duan të kenë të bëjnë me luftën”.//AFP/

Konflikti mizor civil në Sudan nuk duket se ka shpresa shuarje së shpejti teksa të zhvendosurit në veri të vendit shiheshin të ndërtonin shtëpi me mënyrën tradicionale

Top Channel
Burimi