
Stina e zjarreve! Gushti dhe shtatori më shumë rrezik, zjarrfikësit në Elbasan marrin masa
👁8294
Ashtu si çdo vit, stina e nxehtë ka sjellë me vete edhe raste të shtuara të zjarreve në pyje.
Kryesisht zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia, por fakt mbeten dëmet e mëdha. Ndërkohë zjarrikëset e Elbasanit i druhen më shumë periudhës së fundit të gushtit dhe fillimit të shtatorit.
Nga ana tjetër specialistët e zjarrfikëses këshillojnë kujdes të shtuar edhe në ambientet familjare.
Sipas tyre, është rreptësisht i ndaluar përdorimi i bombulave të gazit 5 L të kampingut në ambiente të brendshme. Shpesh herë ato janë shkak për zjarr pasojat e të cilit mund të jenë të mëdha.
Top Channel
Burimi