
Si në përrallë! Martohet Dafina Zeqiri, pamjet nga dasma mahnitëse dhe fustani magjik i këngëtares (Fotot)
👁3554
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri u martua me Kreshnik Gjergjin.
Të pranishëm në këtë mbrëmje të veçantë ishin miq, familjarë dhe kolegë të artistëve.
Disa nga kolegët e Dafinës, si Yll Limani dhe Rina Balaj, kanë ndarë momente në InstaStory, duke treguar hyrjen e Dafinës në dasmë si dhe momentet emocionuese nga vallëzimi i çiftit.
Në këto pamje, Dafina duket shumë e lumtur në krahët e Kreshnikut, ndërsa ata vallëzonin.
Atmosfera ishte festive dhe plot energji, me të gjithë të pranishmit që festonin këtë lidhje të veçantë.
Kjo është ceremonia e dytë e çiftit, pasi disa javë më parë ata kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë të thjeshtë.
Top Channel
Burimi