Si ndikon pagjumësia te shëndeti i trurit dhe shtimi në peshë, ja çfarë duhet të bëni
Studime shkencore, kanë konfirmuar lidhjen e fortë mes pagjumësisë dhe shtimit në peshë. Studimet thonë se njerëzit që flenë më pak peshojnë më shumë se njerëzit që flenë mjaftueshëm. Sipas tyre, gjumi i pakët rrit shanset e mbipeshës me 55%. Pagjumësia shkakton probleme të tjera që prekin trurin. Ata që flenë pak kanë prodhimtari më të dobët në punë dhe kanë vështirësi në përqendrim.
Sipas ekspertëve, problemet me gjumin rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ishemisë dhe diabetit të tipit 2. Të dhënat shkencore tregojnë se njerëzit që flenë 4-6 orë për 6 netë me rradhë preken nga simptomat e para-diabetit. Mungesa e gjumit shkakton dëshpërim të thellë. Gjumi është thelbësor për imunitetin dhe kjo është arsyeja përse njerëzit që flenë më pak se 7 orë janë më të predispozuar të ftohen ose të preken nga gripi.
Shenjat Që Tregojnë Se Nuk Flini MjaftueshëmNjerëzit që kanë vështirësi të flenë kanë tendencën të hanë më shumë. Truri ka nevojë për gjumin që të rimëkëmbet, në të kundërt do të kërkojë energji tek ushqimi. Duke qenë se gjumi shton oreksin, njerëzit që kanë vështirësi të flenë do të shtojnë më shumë në peshë. Njerëzit e pagjumë kanë vështirësi përqendrimi. Ata harrojnë ku kanë lënë çelësat, telefonin e sende të tjera personale.
Lodhja si pasojë e mungesës së gjumit është drobitëse. Njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm sëmurën me lehtë. Nëse gripi ju kaplon disa herë në një stinë, atëherë me siguri nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm dhe imuniteti juaj është i dobët. Mungesa e gjumit lidhet fort me vështirësinë në vendimarrje dhe përqendrim në dhënien e makinës. Ajo ndikon fort edhe tek shikimi, sidomos ai nga afër.
Njerëzit që flenë keq dhe pak acarohen më lehtë dhe në mënyrë të pashpjegueshme. Lëkura vuan gjithashtu nga problemet me gjumin. Jo më kot gjumi cilësohet si një rutinë e bukurisë së jashtme. Njerëzit që nuk flenë mirë kanë më shumë rrudha, sepse gjatë gjumit trupi prodhon më shumë kolagjen.
Si Të Bëni Një Gjumë Të MirëEkspozimi ndaj dritës artificiale me ngjyrë blu që vjen nga telefonat pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit. Përpiquni të mos shikoni televizor të paktën 2 orë përpara se të bini për të fjetur. Sugjerohet të mos pini kafe pasdite vonë dhe të mos flini gjatë ditës Sipas ekspertëve, ju duhet t’u përmbaheni orareve të rregullta të fjetjes dhe zgjimit.
Sipas nevojës mund të konsumoni edhe suplementët e melatoninës 60 minuta përpara gjumit. Një tjetër suplement i dobishëm është magnezi që qetëson trupin dhe trurin dhe përmirëson qetësinë e gjumit. Pirja e alkolit ka një ndikim negativ tek gjumi, ndërkohë që dhoma e gjumit duhet të jetë në errësirë dhe pa zhurma. Temperatura e ajrit në dhomë duhet të jetë rreth 20 gradë celcius por jo shumë e ngrohtë dhe as shumë e ftohtë. Këshillohet se nëse konsumoni ushqim të pasur me karbohidrate disa orë përpara se të shtriheni për të fjetur do të flini më mirë. Por cilësia e gjumit prishet rëndë nëse hani ushqim pak përpara se të bini për të fjetur./AgroWeb
Top Channel
Burimi