Shuhet zjarri në Dhërmi, zona poshtë Qafës së Llogarasë vijon në flakë, ndihmohet nga era e fortë
👁13661
Zjarri i cili nisi rreth orëve të pasdites në zonën e fshatit Dhërmi është shuar nga zjarrfikësit si dhe me ndihmën e helikopterit Cougar, që bëri të mundur hedhjen e ujit nga ajri.
Ndërkohë që zonën poshtë Qafës së Llogorasë e në vendin ku hidhen parashutistët vijon të jetë në flakë, ndërsa ndihmohet edhe nga era që fryn nga pjesa jugore.
Ndërkohë që punonjës së zjarrfikëseve, por dhe helikopteri po izolojnë flakët dhe po mbajnë në kontroll zjarrin.
Top Channel
Burimi