Shuhet vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë, mbi 40 zjarrfikës përfundojnë aksionin në orët e para të mëngjesit

Shuhet vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë, mbi 40 zjarrfikës përfundojnë aksionin në orët e para të mëngjesit

Vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë është arritur të shuhet, pas përpjekjeve të përbashkëta të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Mbi 40 efektivë të tjerë nga FA iu bashkuan aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës.
“Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses Arben Cara, në një prononcim për media mbrëmjen e djeshme tregoi se vatra në Dhërmi u shua që dje, ndërsa në Llogora flakët ishin nën kontroll.
“Fatmirësisht vatrat e zjarrit në Llogora i kemi mbyllur në një kohë shumë të shpejtë, pasi vendosëm në lëvizje të gjitha strukturat, ndërhymë nga ajri me helikopterë dhe rreth 40 forca zjarrfikëse jemi vendosur në qafën e Llogarasë, pasi era po favorizon vatrat e zjarrit. Situata është nën kontroll dhe nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë”, tha drejtori,
Cara gjithashtu tregon se është një zjarrvënie e qëllimshme dhe se do vendosen para ligjit autorët e zjarrvënies në Llogara.

Top Channel
Burimi