Shtohen bastet online gjatë Europianit! Po luhet më shumë në ilegalitet, në 5 muaj kapen vetëm 126 raste
Megjithëse prej 2018 sallat e basteve tradicionale u mbyllën ato vijuan aktivitetin online edhe më shumë se më parë me servera të cilët kryesisht janë regjistruar jashtë vendit.
Ky aktivitet është intensifikuar shumë javët e fundit ku po luhet kampionati Europian ku rëndom shikon qytetarë që krahas ekranit ku luhen ndeshjet shohin ekranet e celularëve ku në faqe të ndryshme kanë vendosur skedina.
-Luhet më shumë tani fenomeni është masiv. Luhet në shtëpi në lagje në punë. Unë shkova në një lokal dhe e hapa faqen.
-Kjo është faqja këto janë ndeshjet për sot.
Në vetëm 5 muajt e parë të këtij viti polica e shtetit ka evidentuar 126 raste të organizimit të lotarive të pa lejuara dhe 53 lokale të vena në dispozicion për këtë veprimtari të paligjshme. Pavarësisht se arrestime ka pasur më shumë se një vit më parë, efekti i punës së policisë kundër këtij fenomeni është zero.
-Policia bën raprezalje kot. Janë të kota operacionet.
-A të ka ndaluar ty policia ndonjëherë?
-Po me kontrolloi por nuk ma gjeti dot aplikacionin.
Ky është celulari i një tjetër të riu i cili në një faqe tjetër ka vendosur skedina të ndryshme.
Ndërsa të tjerët që nuk kanë mundësi të hapin një acaunt të tyre vendosin skedina duke u shkruar të njohurve që e kanë një të tillë.
Top Channel
Burimi