Shpatulla e ngrirë/ Ushqimet dhe trajtimet për largimin e dhimbjeve
Është një ndër problemet më të shpeshta shëndetësore. Sidomos gjatë periudhës së dimrit ku organizmi është më i kërcënuar përballë të ftohtit. Bllokimi apo ngrirja e shpatullës është një komplikacion që prek këdo. Veçanërisht gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit megjithëse është një problem që është prezent edhe gjatë stinëve të tjera të vitit. Dhimbjet e shkaktuara nga ngrirja e shpatullës shkaktojnë bllokimin e lëvizjes së shpatullës e për rrjedhojë parehati dhe vështirësi në aktivitetin e përditshëm.
Sipas ekspertëve zakonisht, ky problem shëndetësor prek vetëm njërën anë të shpatullës dhe shumë rrallë të dyja. Pavarësisht kësaj, dhimbja që shkaktohet është e padurueshme dhe zgjat në periudha relativisht të gjata kohore, ndonjëherë edhe me muaj të tërë. Me pak kujdes në rutinën e aktivitetit ditor përfshirë padyshim ushqimin, ngrirja e shpatullës dhe problemet si pasojë e saj mund të parandalohen dhe lehtësohen edhe në kushte shtëpie.
Ekspertët veçojnë një detaj në lidhje me ngrirjen e shpatullës. Faktin që bllokimi i saj nis gradualisht dhe nëse injororhet apo lihet pas dore, komplikacionet e saj thellohen deri në dhimbje të forta dhe bllokim. Fillimisht nis si një ngërç apo bllokim i lehtë. Më pas shndërrohet në një dhimbje të padurueshme në çdo përpjekje që trupi bën për të lëvizur pjesën e shpatullës së prekur.
Si të parandojmë dhe të lehtësojmë ngrirjen e shpatullës në kushte shtëpie?
Janë disa mënyra krejt të dobishme, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga bllokimi apo ngrirja e shpatullës. Ekspertët veçojnë këtu, mënyrën e ushqimit. Si një nga faktorët kryesorë të parandalimit jo vetëm të këtij komplikacioni por dhe shumë të tjerëve gjithashtu. Si dhe ushtrimet fizike në shtëpi.
Të gjitha ushqimet që janë të pasura me omega 3 dhe anti-inflamatorë të tjerë ndihmojnë organizmin dhe e forcojnë atë duke luftuar bllokimet muskulare përfshirë edhe shpatullën. Konkretisht, në këto raste këshillohen vaji i peshkut, arrorët, farat e ndryshme, sidomos ato të linit, xhinxheri apo edhe vaji i ullirit ekstra i virgjër. Konsumimi i këtyre produkteve në dietën ushqimore do të ndihmonte në forcimin e muskujve dhe parandalimin e bllokimit apo ngrirjes së tyre.
Trajtimet efikase krejt lehtë në shtëpi
Ushtrimet e duhura fizike janë ndihmë pozitive në përmirësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga shpatulla e ngrirë deri në shërimin e plotë të tyre. Një nga metodat më të mira alternative janë kompresat me ujë të ftohtë dhe të nxehtë. Ekspertët sqarojnë se kjo mënyrë ndihmon në lehtësimin e qarkullimit të gjakut. Njëkohësisht ul enjtjen e shpatullës duke lehtësuar gradualisht lëvizshmërinë e saj.
Në këtë rast, aplikoni kompresë me akull mbi zonën e shpatullës ku ndjeni dhimbje për 15 minuta. Bëjeni këtë dy ose 3 herë në ditë derisa të ndjeni lehtësimin e bllokimit. Të njëjtën gjë, mund të bëni edhe me kompresa me ujë të nxehtë. Masazhet janë gjithashtu çliruese të muskujve të bllokuar dhe ndihmojnë njëkohësisht në normalizimin e qarkullimit të gjakut.
Në lidhje me ushtrimet, është e rëndësishme të bëni një dush me ujë nxehtë. Ose të vendosni një kompresë me ujë të xnehtë tek shpatulla para se të nisni ushtrimet. Të gjitha ushtrimet që çojnë në lehtësimin e shpatullës kanë të bëjnë me krahët. Mundohuni të bëni rrotullime graduale të krahut nga ana e shpatullës së prekur. Bëni rreth 15 rrotullime të ngadalta në ditë. Me lehtësimin e shpatullës shtoni numrin e rrotullimeve të krahut duke bërë lëvizje të kujdesshme për të evituar dhimbjen. Mbani një peshqir nga pas kurrizit. Tërhiqeni atë me krahun e paprekur nga bllokimi, në mënyrë që të tërhiqni sipër krahun e bllokuar. Bëni rreth 20 tërheqje një herë gjatë ditës. Nëse dhimbjet vijojnë të forta dhe të padurueshme, pa asnjë përmirësim atëherë zhvilloni një vizitë mjekësore./AgroWeb
Top Channel
Burimi