“Shkrija e institucioneve bëhet nga forca që hallet me drejtësinë i kanë më të mëdha se interesi publik”, Rama: Nuk ka makijazh trumpist që ndryshon kënetën

“Shkrija e institucioneve bëhet nga forca që hallet me drejtësinë i kanë më të mëdha se interesi publik”, Rama: Nuk ka makijazh trumpist që ndryshon kënetën

Rama: Shkrija e institucioneve të drejtësisë mund të bëhet nga forca që hallet me drejtësinë i kanë më të mëdha se interesi publik, këto i njeh gjithë bota, nuk ka trup mediatik dhe propagantistik, turist kushedi çfarë page nga Amerika për të bërë një makiazh trumpist të fushatës që ndryshon këtë thelb, ky është thelbi i ndarjes si dita me natën mes nesh dhe kënetës, ky është thelbi që ndan nëse shqiptarët do ta shfrytëzojnë dritaren e hapur duke mbyllur negociatat në 2027 dhe të hyjë në BE në 2030, apo do të jetë si ndonjë shtet këtu në rajon, ne nuk jemi Bosnje Hercegovina, por duhet që shqiptarët të na japin mandatin më të fortë.
E dimë unë dhe ju se çfarë bëjmë. Ne nuk bërtasim për persektim kur institucionet e drejtësisë godasin brenda nesh, të tjerët thonë se janë të persekutuar politik. E fundit për këtë pjesë, BE na duhet për këto garanci, Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të jenë në asnjë regjim të imponuar nga të tjerët dhe as nën një qeverisje që mund t’i çoje në drejtim të paditur. Do të kenë ekstra atë që kanë vendet që hyjnë në BE.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente