Sallatë me barbunja dhe fasule/ Dy receta të lehta për t’i shijuar gjatë verës

Një nga problemet më të medha të verës mund të themi që është gatimi i pjatave të rënda e të lodhshme. Duke qenë se zakonisht temperaturat janë të larta preferohen receta sa më të lehta e hidratuese për trupin.

Kështu këtë periudhë qëndrojmë pak larg mishit e brumrave e fokusohemi tek perimet. Sot do të tregojmë dy mënyra të shpejta se si të gatuani perime të ftohta në formë sallate që do ju mbushin tavolinën me shije, vitamina e freski. Ndiqini ato hap pas hapi mëposhtë për të marrë çdo shije të verës në formën me të lehtë.
Sallatë me barbunjaPërbërësit300 gr barbunja jeshile2 domate3-4 gjethe borzilokKripëPiperVaj ulliri

PërgatitjaSi fillim udhëzohet që të zieni mirë barbunjat e njoma për 5-10 minuta. Më pas kullojini dhe lërini ato të ftohen në një enë të thellë, duke shtuar në fund domaten e prerë hollë bashkë me gjethet e borzilokut të prera hollë. Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe shtoni aty kripën piperin dhe vajin e ullirit. Ruajeni në frihorifer të paktën 15 minuta e më pas konsumojeni të ftohtë në formën e sallatës.
Sallatë me fasulePërbërësit200 gr fasule1 qepë e kuqeKripëPiperVaj ulliriUthull molle
PërgatitjaZieni fasulet si zakonisht në ujë dhe lërini të ftohen, ose zgjidhni fasule të gatëshme dhe vendosini ato në një enë të thellë. Nëse keni zgjedhur të përdorni fasule të gatëshme mos harroni të shpëlani ato me ujë të bollshëm para se t’i përdorni. Grini hollë qepën dhe bashkojeni me fasulet e më pas shtoni të gjithë përbërsit e tjerë. Hidhni vajin e ullirit bashkë me uthullën e mollës për më shumë shije e në fund shtoni kripë e piper sipas dëshirës. Ruajeni në friorifer për 15 minuta e më pas mund ta konsumoni me disa gjethe mente sipër./AgroWeb

Top Channel
Burimi