Rritet numri i kredive! Guvernatori Sejko bën bilancin: Kapi nivelet më të larta të më shumë se 10 vite

Rritet numri i kredive! Guvernatori Sejko bën bilancin: Kapi nivelet më të larta të më shumë se 10 vite

Në një konferencë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se është rritur numri i kredimarrjeve në sektorin privat.

Sejko tha se ritmi i rritjes kulmoi në nivelin 16.8 % në muajin gusht, duke qëndruar në nivelet më të larta të më shumë se një dekade. Ndër të tjera ai bëri të ditur se gjatë muajve të fundit është vënë re dhe një riaktivizim i kreditimit në valutë.
Guvernatori theksoi se “Kredia për sektorin privat shënoi një përshpejtim të mëtejshëm gjatë muajve korrik – gusht. Ritmi i rritjes kulmoi në nivelin 16.8% në muajin gusht, duke qëndruar në nivelet më të larta të më shumë se një dekade. Kjo kredi ka vijuar të mbulojë nevojat e biznesit dhe të familjeve shqiptare për zgjerimin e konsumit dhe të investimeve të tyre, duke dhënë një kontribut në rritje në zgjerimin e aktivitetit ekonomik. Zgjerimi i kredisë vijon të mbështetet – në masën më të madhe – nga zgjerimi i portofolit të kredisë në lekë. Megjithatë, gjatë muajve të fundit është vënë re dhe një riaktivizim i kreditimit në valutë”.

Top Channel
Burimi