Rama publikon pamje nga kantieri i aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë: Lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë
👁1295
Kryeministri Edi Rama Rama publikon pamje nga kantieri i aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë.
Sipas tij, puna për një nga akset më të rëndësishme në vend vijon pa u ndalur.
“Vijon pa u ndalur puna në kantierin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, faza III, me formimin e trupit të rrugës, ndërtimin e dy urave paralele në zonën e Murrashit si dhe ndërtimin e veprave të artit. I gjithë projekti Elbasan–Qafë Thanë 50.12 km i gjatë, është një nga më të rëndësishmit në vend, me itinerar Durrës–Elbasan – Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej me lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, shkruan Rama.
Top Channel
Burimi