“Pushtimi” i Sazanit/ Destinacioni më i kërkuar nga të huajt që pushojnë në Vlorë

“Pushtimi” i Sazanit/ Destinacioni më i kërkuar nga të huajt që pushojnë në Vlorë

Turistët në qytetin e Vlorës vijojnë të jenë të shumtë në këtë periudhë të muajit qershor.

Prenotimet në qytetin e janë shtuar duke mbushur dhe hotelet. Por interesi i pushuesve është, përveç plazhit, edhe eksplorimi i zonave të ndryshme si historike dhe arkeologjike.
Ajo që turistët e huaj kërkojnë është dhe ishulli i Sazanit për shkak dhe të historisë apo dhe interesit që ka shfaq kohet e fundit dhëndri i ish presidentit Trump. Me qindra kanë qenë këta të huaj sot që janë nisur drejt ishullit të Sazanit dhe Gadishullit te Karaburunit.

“Hera e parë  në Shqipëri , më pëlqen si vend , dhe njerëzit janë të sjellshëm”
“Vij nga Moldavia dhe kemi zgjedhur të vijmë me një guidë, do të vizitojmë bregdetin e Vlorës dhe ishullin e Sazanit”.
“Hera e parë që  do të vizitojmë  ishujt që qyteti ofron”.
“Hera e parë që jemi në Shqipëri vijmë nga Hungaria dhe do të vizitojmë Vlorën dhe ishujt”.
“Na pëlqen Shqipëria , do të vizitojmë Vlorën dhe sigurisht ishujt , mezi presim dhe jemi të emocionuar”.
Vlora këtë vit pritet të ketë një sezon shumë të mirë turistik ndërsa kulmi pritet gjatë muajve korrik dhe gusht.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente