Pushimet kthehen në makth për shqiptaren/ Makina përfshihet nga flakët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zona ‘pushtohet’ nga tymi

Pushimet kthehen në makth për shqiptaren/ Makina përfshihet nga flakët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zona ‘pushtohet’ nga tymi

Një makinë është përfshirë nga flakët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë këtë të mërkurë.

Mësohet se makina është tip “Fiat” me targa italiane, ndërsa në mjet po udhëtonin një çift.
Në makinë ndodhej një shtetase shqiptare që jeton në Itali, e cila kishte ardhur me pushime në vendlindje.

Sipas informacioneve paraprake , shkak për zjarrin dyshohet një shkëndijë elektrike.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, ndërsa është bërë e mundur fikja e zjarri.

Top Channel
Burimi