Pse qepët janë një super ushqim/ Njihuni me vlerat e shëndetshme për organizmin
Ushqimet natyrale dhe të shëndetshme janë të jashtëzakonshme për trupin e njeriut. Mund të ndikojnë shëndetin afatgjatë dhe atë afatshkurtër në mijëra mënyra. Për këtë arsye do t’ju flasim për vetitë e mrekullueshme që ka një nga këto perime.
Qepa, një ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinën shqiptare e cila përtej ndjesisë së djegies ju dhuron vlera dhe shëndet. Shumë nga benefitet e qepës vijnë nga një antioksidant me veti anti inflamatore që quhet kuercetin. Një flavonoid i fuqishëm që i dhuron një numër të madh benefitesh trupit duke mbrojtur edhe radikalet e lira nga dëmtimi. Qepët janë gjithashtu edhe një nga ushqimet më të mira edhe gjatë regjimeve të dietave strikte.
Ndihmon në problemet kardiovaskulareKa shumë probleme kardiovaskulare që mund të përmirësohen duke ngrënë qepë. Një studim i Universitetit të Utah të cilit i referohet AgroWeb.org, tregoi se hormoni i kuercetinës është thelbësor në uljen e presionit të gjakut. Gjithashtu sulfatet që ndodhen tek qepa janë në gjendje të përmiresojnë nivelet e kolesterolit në gjak.
Përmirësojnë shëndetin oralBindjes së zakonshme se qepa ju shkakton aromë të keqe të gojës ekspertët u japin një tjetër përgjigje. Përtypja e qepës ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe vret bakteret që këqija që i prishin ato.
Ul rrezikun e prekjes nga kanceriShumë studime kanë treguar se antioksidantët që përmban qepa mund të ulin rrezikun e prekjes nga kanceri. Ekspertët rekoamndojnë veçanërisht qepën e përzier me turmerikun apo shafranin e Indisë për një efekt të sigurt. Kjo për shkak të vetisë që qepa ka në kontrollimin dhe ruajtjen e radikaleve të lira në trup.
Ka veti anti inflamatoreSipas një studimi të Arthritis Today të cilit i referohet AgroWeb.org, qepa duke pasur antioksidantë të fuqishëm ndihmon edhe në trajtimin e artritit. Këto efekte anti inflamatore të këtij ushqimi gjithashtu ndihmojnë edhe në sëmundje të tjera si diabeti. Qepët njihen si një mënyrë e mirë edhe për të liruar sinuset e bllokuara apo nxjerrjen e toksinave jashtë nga trupi. Ju mund të zgjidhni të shtoni pak qepë në çdo vakt tuajin për të përfituartë gjitha këto vlera shëndetësore nga qepa./AgroWeb
Top Channel
Burimi