Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Bllokohet qarkullimi në bulevardin kryesor, policia njofton masat gjatë të premtes
👁2001
Qarkullimi i automjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës do të bllokohet përkohësisht të premten në mëngjes, si pjesë e planit të masave të Policisë për tubimi që do të mbajë “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”.
Lëvizja do të bllokohet prej orës 09:30 e në vijim, ndaj sugjerohet që qytetarët të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Ndërkohë, duke marrë shkas nga protestat e mëparshme, ku protestuesit kanë kundërshtuar efektivët dhe kanë hedhur drejt tyre molotov dhe sende të tjera, Policia e Shtetit “u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune”.
Top Channel
Burimi