Projekti për Sazanin/ Vajza e Donald Trump: Resorti do të ndërtohet me brandet Aman dhe Carbone që do të respektojë natyrën

Projekti për Sazanin/ Vajza e Donald Trump: Resorti do të ndërtohet me brandet Aman dhe Carbone që do të respektojë natyrën

Projekti një miliardë dollarë në ishullin e Sazanit dhe në Zvernec do t’i shtojë edhe disa yje të tjera luksit. Resorti do menaxhohet nga grupi Aman i cili posedon disa resorte të nivelit të lartë në vende të ndryshme të botës.

Ivanka Trump, bashkëshortja e Jared Kushner, investitori i projektit madhështor në bregdetin shqiptar në një intervistë për mediat amerikane tregoi disa detaje nga yjet e reja të luksit që i shtohet resortit që do të ndërtohen në Shqipëri.
Vajza e ish presidentit Trump, e cila ka vizituar edhe Shqipërinë, thotë se restorantet e resortit do të menaxhohen nga rrjeti prestigjoz Carbone, duke sjellë kuzhinën elitare në turizmin shqiptar.

Projekti i Sazanit do jetë pjesë e rrjetit të resorteve Aman dhe që jep shërbime hotelerie luxyre për më të pasur në botës.
Resortet Aman janë të ngritura në disa shtete të botës që nga Arabia Saudite, Tajlanda, Meksika, Italia, Indonezia, India e tani së fundi hartës do t’i shtohet edhe Shqipëria.
Dje për herë të parë në  një intervistë në podkastin e Lex Friedman Ivanka Trump tha: “Në ishullin prej 1400 hektarësh në Mesdhe po sjellim arkitektët më të mirë dhe markat më të mira”.
Resorti do të drejtohet nga marka ultra-luksoze Aman dhe qershia mbi tortë e këtij investimi do të jetë ushqimi Carbone.
Jehonë këtij lajmi i bënë edhe mediat amerikane duke thënë që Ivanka Trump dhe Jared Kushner do të hapin resortin luksoz Aman në Shqipëri.
“Është e jashtëzakonshme që Aman do të operojë hotelin për ne, dhe që ta bashkosh gjithë këtë talent në një vend si Sazani. Edhe për mua vetë është e këndshme t’i rikthehem lojës së shitjes së pasurive të paluajtshme”, tha vajza e ish presidentit të SHBA Donald Trump.
Ivanka Trump, e cila punoi për babanë e saj në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me bashkëshortin e saj Kushner, përpara se të tërhiqej për të kaluar kohë me fëmijët e saj në Miami thotë se ajo po përpiqet që “të respektojë natyrën ”.
Projekt-koncepti duket, “shumë modern, por ne do të respektojë bimësinë dhe terrenin ekzistues, pasi nuk duam thjesht një kuti xhami”, tha ajo në intervistë.
Qëllimi është ta transformojë ishullin e Sazanit, i përdorur deri më tani vetëm si një bazë ushtarake, në një eko-resort luksoz të markës Aman.
Kushner ka thënë që “Sazani është një nga vijat bregdetare më të pacenuara dhe unike që kam parë parë kudo në botë”.

Top Channel
Burimi