Produkti që ju ndihmon të keni muskuj të fortë – Dozat që duhet të konsumoni
Sasitë e oksalatit janë të ndryshme por kjo substancë gjendet që nga panxhari, arrorët e deri tek spinaqi.
Muskujt e fortë janë çelësi për një organizëm të shëndetshëm dhe plot jetë.
Kur përjetoni dhimbje dhe dobësim të tyre, çdo veprim në jetën e përditshme bëhet më i vështirë.
Ndaj rëndësia e shmangies së probleme muskulore, përveçse është një problem shëndetësor, mund të kthehet edhe në një bezdisje të madhe.
Shëndeti i tyre fillon që nga aktiviteti fizik, ushqimet dhe suplementet e ndryshme.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon një prej tyre që do të rrisë forcën dhe shëndetin e muskujve tuaj.
Çfarë i Forcon Muskujt
Përgjigjja për këtë pyetje ndodhet me shumë siguri në kuzhinat tuaja.
I pasur me hekur, kalcium dhe magnez ‘superushqimi’ që ju duhet për të forcuar muskujt tuaj është spinaqi.
Megjithëse prej shumë kohësh tashmë vetitë e spinaqit janë të njohura, mjekët e rekomandojnë tashmë si mënyrën më të mirë për të forcuar organizmin dhe muskujt.
Ekspertët thonë se, të gjithë punën në këtë drejtim e bën vetëm një suplement që ndodhet tek spinaqi.
Ekdisteroid quhet suplementi bazë që rrit performancën dhe forcën e muskujve dhe që gjendet me shumicë tek spinaqi.
Të dhënat e marra nga 46 atletë treguan se ata që konsumuan më shumë ekdisteroide gjatë 10 javëve treguan një përmirësim fizik.
Siç përmendem edhe më sipër spinaqi është ndër ushqimet që e e përmbajnë me shumicë këtë suplement të rëndësishëm.
Sa Duhet të Konsumoni
Për të parë rezultate të menjëhershme tek muskujt tuaj dhe për t’i bërë ata më rezistentë konsumoni spinaq.
Ekspertët rekomandojnë një sasi sipër 250 gr në ditë në mënyrë që të mund të merrni sasitë e duhura të eksisteroideve.
Praktikojeni dietën me spinaq për 10 javë rresht duke e bërë atë pjesë shoqëruese të vakteve tuaja.
Për të përfituar shëndet të plotë të muskujve dhe për të shpëtuar nga shumë sëmundje që i prekin ato./AgroWeb
Top Channel
Burimi