Prezantimi i koalicionit të PD-së, mungon Shpëtim Idrizi/ Kreu i PDIU tregon arsyen

Prezantimi i koalicionit të PD-së, mungon Shpëtim Idrizi/ Kreu i PDIU tregon arsyen

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka prezantuar sot koalicionin e 26 partive politike “Për Shqipërinë Madhështore” që do të kandidojë në zgjedhjet e 11 Majit.

Ajo që ka rënë në sy që në ditën e parë të këtij koalicioni ka qenë futja nën të njëjtën çati të PDIU-së së Shpëtim Idrizit dhe PBDNJ-së së Vangjel Dules.
Në të gjitha zgjedhjet e mëparshme këto dy forca politike nuk kanë qenë asnjëherë në të njëjtën koalicion, madje pozicionimi i njërës në njërin krah, ka bërë që tjetri të shkojë në koalicionin kundërshtar.
Sot pritej që Idrizi dhe Dule të ishin së bashku në radhën e parë në krah të Berishës, por kreu i PDIU-së, ka munguar.
I kontaktuar nga Top Channel, ai tha se nuk ishte i pranishëm për shkak se ndodhej për një aktivitet jashtë vendit.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente