Portokallet apo mandarinat? Ja cilat janë më të mira kundër virozave?
Autoritetet e shëndetit publik thonë se në Shqipëri ka një qarkullim të virozave respiratore dhe rrufës. Përveç higjenës që ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së virozave, njeriu mund të mbrohet edhe nëpërmjet ushqyerjes. Kjo e fundit duhet të jetë e ekulibruar dhe të garantojë sasi të mëdha vitaminash, mineralesh e antioksidantësh. Agrumet janë aleatët më të mirë të shëndetit të njeriut.
Ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Trupi nuk e prodhon dot këtë vitamin e cila ka aftësinë të shkurtojë simptomat e virozave, gripit dhe të ftohurës. Ndër agrumet më të shëndetshme për njeriun janë padyshim limonët, portokallet dhe mandarinat. Shqipëria ka një traditë të fortë në prodhimin e tyre, e megjithatë eksportet e këtyre agrumeve, veçanërisht mandarinave janë rritur ndjeshëm, Që nga viti 2013 e deri në vitiin 2018, eksportet e agrumeve janë rritur me 47 përqind.
Cilat Janë Agrumet Më Të Mira Për Shëndetin.
Në arritjen e një konkluzioni mbi këtë pyetje, duhet t’i hidhni një sy profilit ushqimor të të dy frutave.
Vlerat e Mandarinave Për Shëndetin
Një racion 100 gramësh me mandarina ofron:53 kalori,13.3 gramë karbohidrate,1.8 gramë fibër,0.8 gramë proteinë,0.3 gramë yndyrna,14% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A,44% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C,4 përqind të dozës së rekomanduar ditore të folatit5 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.
Vlerat e Portokalleve Për Shëndetin
Në të njëjtën sasi portokallesh, pra 100 gramë, njeriu merr këto përfitime:47 kalori11.7 gramë karbohidrate,2.4 gramë fibër,0.9 gramë protein,0.1 gramë yndyrna,4 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A,89 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C,8 përqind të dozës së rekomanduar ditore të folatit5 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.
Nga krahasimet e të dhënave të mësipërme rezulton se portokallet ofrojnë dyfishin e vitaminës C të mandarinave por përmbajnë më pak vitaminë A.
Rrjedhimisht ato janë më të mira kundër virozave. Mandarinat janë më të pasura me vitaminën A. Ekspertët e AgroWeb.org, sqarojnë se portokallet në veçanti janë të dobishme jo vetëm për vitaminën C por edhe për uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe parandalimin e ulçerës në stomak. Të dyja frutat duhet të jenë pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm./AgroWeb.org
Top Channel
Burimi