Policia greke njofton goditje ndaj bandave kriminale turke mes rritjes së dhunës (fotot)

Policia greke njofton goditje ndaj bandave kriminale turke mes rritjes së dhunës (fotot)

Zyrtarët e rendit në Greqi njoftonin arrestimin e 16 individëve dhe konfiskimin e disa armëve si pjesë e një fushate kundër “bandave kriminale turke” që operojnë në vend.

Operacioni i raportuar mbrëmë tregonte shqetësimin e Greqisë për rritjen e influencës së bandave kriminale turke vitet e fundit, dhe bashkë me to të numrit përplasjeve me armë dhe arrestimeve të qytetarëve turkë, të dyshuar se janë anëtarë bandash që largohen nga Turqia prej ndjekjes së autoriteteve atje.
Incidenti i fundit vjen teksa disa ditë më parë në jug të Athinës dy qytetarë turkë u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë në një sulm me armë zjarri.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta por zyrtarët thanë se dyshohet si e lidhur me konfliktet mes bandave.
Ndërsa në qershor një 22-vjeçar u ndalua për vrasjen me armë të një tjetër qytetari turk gjatë një konflikti në qytetin e Pireut.
Zyrtarët thanë se ardhjet e anëtarëve të bandave turke në Greqi shkaktohen nga fushatat e ashpra të policisë atje, duke i detyruar kriminelët të zhvendosen jashtë vendit.
Teksa hetimet vazhdojnë, autoritetet thonë se mbeten vigjilente për rritje të kërcënimeve, shkruan rrjeti Kathemerini.

Operacioni i raportuar mbrëmë tregonte shqetësimin e Greqisë për rritjen e influencës së bandave kriminale turke vitet e fundit, dhe bashkë me to të numrit përplasjeve me armë dhe arrestimeve të qytetarëve turkë

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente