Plani i Trump për Ballkanin, qëndrimi i Rubio komentohet pozitivisht, por….

Plani i Trump për Ballkanin, qëndrimi i Rubio komentohet pozitivisht, por….

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt pohoi për radion kombëtare gjermane Deutschlandfunk se me “sulmin e Milorad Dodikut ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës” është “tejkaluar vija e kuqe”.

Schmidt i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare, që t’i përkushtohet më fort krizës në Bosnje. Këtë radhë ndërkohë, për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë, Përfaqësuesi i Lartë kritikoi krahas Dodikut në mënyrë eksplicite edhe qeverinë serbe, së cilës siç tha ai “duhet t’i tregohet qartë se ku i ka kufijtë”.
Paralajmërimin e sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio në platformën X në adresë të Dodikut, ai e konsideron sakaq një sinjal mjaft pozitiv, duke nënkuptuar kështu se pohimet e kryediplomatit amerikan duhen parë si tregues i fortë i linjës së Donald Trumpit në rajon.
“Veprimet e presidentit të RS, Milorad Dodik minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin…. Ne u bëjmë thirrje parterëve në rajon, që të bashkohen me ne për të vepruar kundër këtij qëndrimi të rrezikshëm dhe destablizues”, shkruante Rubio. Vetë planet politike të presidentit Trump për Ballkanin Perëndimor janë ende të panjohura. Ekonomikisht si individ privat ai është aktiv përmes kompanive të tij në Serbi dhe Shqipëri, kujtojnë mediat në Gjermani. Rrethi i Trumpit nuk e fsheh se Beogradi, i lidhur me Moskën, është i preferuari i presidentit në Evropën Juglindore.
Ndaj vëzhguesit në Berlin shtrojnë pyetjen se nëse i Trump braktis Ukrainën, një nga aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara, me aq lehtësi siç po bën tani, si do t’i trajtonte shtetet e vogla si Bosnja apo Kosova, ndaj BE-ja, thonë ata, duhet të jetë e përgatitur për çdo të papritur të mundshme në Europën Juglindore.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente