Plagosja e Trump, Presidenti Begaj i uron shërim të shpejtë: E dënojmë fuqishëm këtë sulm, nuk ka vend në demokraci
👁1277
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për sulmin ndaj ish-presidentit Donald Trump, duke i uruar atij shërim të shpejtë, ndërsa shprehu ngushëllimet edhe për viktimën.
Presidenti Begaj dënoi ashpër “këtë sulm dhe çdo formë të dhunës politike që nuk ka vend në demokraci”.
“I pikëlluar kur mësova për atentatin ndaj Presidentit Donald Trump. I uroj Presidentit Trump një shërim të shpejtë dhe shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e një jete të pafajshme. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike, të cilat nuk kanë vend në demokraci”, ka shkruar Begaj në X.
Top Channel
Burimi